Çdo kush që adhuron futbollin dhe e luan atë, profesionist apo amatorë qoftë, ka vetëm një synim kur ka topin në këmbët e tij: Ta dërgojë, atje ku dëshiron.

Por jo të gjithë e kanë këtë aftësi. Në video të ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale shohim disa ekspertë të “Free Style”, që bëjnë çmenduria kur në këmbët e tyre është një top futbolli.

Një prej tyre është edhe një shqiptar, Syle Matoshi, i cili po ashtu si shumë të rinj nga e gjithë bota ka postuar në rrjetet sociale disa prej kryeveprave të tij.

Por ai nuk ka aftësi vetëm me sferën e përdorur në futboll, por mahnit me aftësitë e tij edhe me sfera më të vogla, siç është guri i bilardos, e me aftësinë e tij ai “shënon pikë” pa stekë. Kjo është edhe arsyeja se përse ai meriton të quhet një “magjistar” me sferën.

Top Channel