Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë kanë zbuluar se shkaku i aksidentit fatal të një autobusi në Chongqing të Kinë ka qenë një zënkë fizike mes shoferit dhe një pasagjereje.

Vetëm pak minuta përpara se mjeti të dilte nga kontrolli, të perplasej me bordurën duke goditur dhe një makinë të vogël në krahun përballë, e të përfundonte në ujrat e lumit Jance, pasagjerja 48 vjeçare shkëmben replika me shoferin dhe pastaj e qëllon.

Ai përgjigjet e goditet sërish, ndërsa timoni i shpëton nga duart.

Autobusi ra nga një lartësi prej 50 metrash.

Të paktën 13 persona humbën jetën nga episodi tragjik, ndërsa dy të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Arsyeja e zemërimit të gruas ishte se shoferi nuk kishte ndaluar në stacionin ku ajo duhet të zbriste.

Top Channel