Kukësi-Flamurtari, një nga ndeshjet më të rëndësishme të javën e 11-të të Superligës do të ngre siparin ditën e premte në orën 14:00 në stadiumin e “Kamzës”.

Verilindorët janë në pozicionin e tretë në kampionat me 6 fitore një barazim dhe 3 humbje, ndërkohë që fitorja e javës së shkuar me Laçin, i ka dhënë më tepër moral, përveçse një besimi më të madh në ringritjen ku synojnë. Gjithsesi përball Flamurtarit do të jetë një tjetër ndeshje e fortë.

Ndërkohë që skuadra e Flamurtarit ka fituar përballjen e fazës së parë me verilindorët, por kjo nuk do të thotë asgjë për këtë ndeshje kthimit. Veç të tjerave, dënimi i Bathës nga komisioni i disiplinës do të jetë një mungesë e rëndësishme për ekipin e Dajës që gjithsesi beson se me një paraqitje si ndaj Teutës mund të synojnë një rezultat pozitiv.

Ndeshja tjetër e së premtes është përballja mes Teutës dhe Tiranës. Një tjetër ndeshje me objektiv vetëm fitoren për të dyja ekipet pasi barazimi nuk i bën punë askujt, sidomos Tiranës. Bardheblutë nën drejtimin e Aridan Memës në dy ndeshjet e para nuk e kanë provuar ende shijen e fitoren, pasi kanë një humbje e një barazim.

Të dy ja çiftet e para të javës së 11 të superligës që luhen ditën e premte, Kukësi-Flamutari në Kamzës dhe Teuta-Tirana në Shijak, do të zhvillohen në orën 14:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Supersport.

Top Channel