Top Story duke iu referuar përplasjeve të Kirasit dhe atij të Dobraçit përmes inskenimeve solli në transmetim disa nga vrasjet më të bujshme të ndodhura si pasojë e konfliktit të familjeve Bajri dhe Lici. Njëra ndër to është ngjarja e ndodhur me datë 15 Korrik 2018, ora 01:30 pas mesnate, krim ky brutal me pasoja tragjike.

Familja po ktheheshin në banesën ku jetonin me qira pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Borani po parkonte mjetin pranë hyrjes së pallatit. Aty afrohet një person me armë automatike MP5, qëllon plot 23 herë në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Bërçama, i cili mes personave të përfshirë në aktivitete të errëta njihej me nofkën “Pitbulli”, ishte larguar nga policia disa muaj para ngjarjes duke refuzuar procesin e Vettingut në Polici. Ai kishte qenë në Spanjë para krimit dhe veprimtaria atje për hetuesit është e dyshimtë.

“Pitbulli” njihej si njeri i afërt me pjesëtar të familjes Bajri. Hetuesit hodhën dyshimet, se vrasja e tij ndodhi si hakmarrje pas atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës.

Pyetja që mbeti e mbuluar me mister ishte: Pse u ekzekutua në atë formë edhe partnerja e Bërçamës, Silvi Ndoci? Sipas hetuesve, ajo dinte shumë nga veprimtaria e partnerit dhe miqve të tij, në rastin konkret fisit Bajri. Madje në Shkodër Silvi njihet edhe me emrin “Qitësja”, pasi dyshohet se ka kryer vrasje për llogari të bashkëshortit, Boran Bërçama.

Top Channel