Rrugët e kryeqytetit dhe shkollat veçanërisht dukeshin të frikshme, për shkak të Halloween. Në shkollën “Misto Mame” nxënësit organizuar paradën e Halloween. Në ditën e gjithë shenjtorëve, ne vishemi si lugatë për të larguar shpirtrat e këqij që vijnë vërdallë nesh.

Halloween është një festë pagane me origjinë kelte, e cila shënjonte fundin e verës dhe ardhjen e natës së gjatë dhe misterioze, në të cilën mbyllej dera që ndante të vdekurit me të gjallët.

Sot festivali pagan me rrënjë irlandeze është përhapur në të gjithë botën. Vitet e fundit paradës dhe festimeve të Halloween i është bashkuar edhe Shqipëria.

Top Channel