Vajza britanike që çuditi publikun pak kohë më parë duke thënë se kishte fjetur me rreth 20 fantazma, pasi meshkujt e gjallë nuk i hynin më në sy, tani thotë që njëri prej tyre i ka propozuar për martesë.

Ajo thotë se fantazma që e propozoi quhet Ray, dhe është shumë e lumtur për vendimin. Madje, ka dëshirë t’i flasë edhe për fëmijë, por druan se mos është pak herët, se mos e tremb me këto biseda.

Vajza që quhet Amthyst Realm shpjegon herën e parë që ishte vizituar nga një fantazmë, pasi pranon që është e vështirë ta kuptojnë. Por ajo thotë që kontaktet fizike i ndien, edhe pse nuk i sheh.

Lidhja e parë kishte ndodhur kur ishte shpërngulur me ish të fejuarin në një shtëpi të re, 12 vite më parë. Aty ndjeu praninë. “Nisi si energji. Ndieja shtypjen e tij mbi trupin tim dhe frymën në qafë, por nuk e shihja”, shpjegon ajo.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel