Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në hapje të Konventës për zgjedhje të brendshme në Drenas, se Dekada e Re do të jetë mundësi dhe platformë e të gjithë qytetarëve për të kontribuar për vendin në të gjitha fushat.

Ai me këtë rast porositi se Kosova ka nevojë për zhvillime të mëdha për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.“Shteti jonë i pavarur, do të jetë më i fuqishëm dhe më i zhvilluar, më i integruar dhe adresë e qytetarëve të Kosovës me Dekadën e Re, sepse, kur PDK është mirë edhe Kosova është mirë”, tha kryetari Veseli duke shtuar se PDK nuk ka luftë me askënd, por synon që vlerat e secilit qytetar të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Ne edhe kemi dallime me të tjerët, por nuk kemi arsye të fyejmë askënd, ne respektojmë shtetin dhe vlerat e shtetit që po forcojmë çdo ditë. Uniteti është forca jonë, zhvillimi ekonomik, iniciativa e lirë dhe prosperiteti i vendit nuk arrihet pa unitet. Ne me Dekadën e Re, do ta jetësojmë interesin e qytetarëve. Vendi ynë ka nevojë për ndërmarrësit e rinj, iniciativën e lirë, jo të rinj parazit që vetëm ankohen dhe mendojnë si të ikin nga përgjegjësia e zhvillimit të vendit të vet”, tha Veseli.

Top Channel