Qyteti i Shëngjinit, por edhe disa zona të tjera në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.

Reshjet e së dielës, por edhe rrjeti i amortizuar fajësohen nga banorët si shkaktarë të errësirës.

Punonjësit e OSHEE-së punuan në terren për të zbuluar dhe riparuar defektin, por banorët e Shëngjinit kërkojnë që të investohet në rrjetin e amortizuar, pasi sa herë që ka reshje shiu, ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Top Channel