Kryeqyteti meksikan në prag të “ditës së të vdekurve” mban një paradë në kujtim të emigrantëve që humbën jetën në kufirin mes Meksikës dhe SHBA.

“Dita e të vdekurve” është një traditë prehispanike, në të cilën familjet kujtojnë të vdekurit dhe festojnë vazhdimësinë e jetës.

Në shesh ofroheshin shumë gjëra për të vdekurit, mes tyre fotografi, ushqime, qirinj, lule, sende personale, kafka prej sheqeri, skelete prej letre dhe ëmbëlsira. Altari i “Zocalo”-s është më i madhi në vend.

Ngjarja e përvitshme bazohet në besimin se të vdekurit kthehen një herë në vit nga bota e përtejme. E për të shënuar kthimin e tyre, meksikanët krijojnë altarët e “ditës së të vdekurve”. Duke djegur temjan dhe qirinj, pjesëmarrësit dekorojnë altarët me kafka prej sheqeri, arkivole çokollate, skelete letrash dhe foto të të vdekurve. 1 nëntori iu rezervohet fëmijëve që kthehen nga jeta e përtejme, ndërsa 2 nëntori të rriturve.

Festimet e “ditës së të vdekurve” në Meksikë konsiderohen një trashëgimi kulturore nga UNESCO, e gjatë këtyre ditëve, turistët e huaj janë të panumërt zakonisht.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel