Përgjimet e Prokurorisë për grupin “Avdylaj” kanë nxjerrë në bankën e të pandehurve dy ish-deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Gjithashtu në to përmendet edhe emri i kreut aktual të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Për drejtorin e gazetës “Mapo” Ervis Iljazaj, i ftuar në “Top Talk”, çdo aksion kundër krimit te organizuar mirëpritet dhe ka mbështetjen e BE.

“Unë gjykoj sjelljen e institucionit. Në përgjimet e fundit, Prokuroria nuk e ka bërë siç duhet punën”, u shpreh ai.

I pyetur më tej nga gazetari i “Top Talk”, nëse përgjimet e fundit janë një kosto politike për mazhorancën? Iljazaj, u përgjigj: Ka dy këndvështrime. Mund të merret si një kosto politike, sepse në fund të fundit ata janë sjellë aty nga kjo mazhorancë. Por mund të merret edhe si një kredit, në kuptimin që ky kryeministër, ose kjo qeverisje po reagon”.

Top Channel