2- Sulmi ndaj autobusit të Khabibit - Gjesti i Khabibit ishte i turpshëm, por nuk ishte më e paktë ajo që bëri McGregori. Rusi do të ndeshej për titullin e peshës së lehtë në UFC 223. Irlandezi sulmoi autobusin e Khabibit duke plagosur tre luftëtarë. Kjo ngjarje i kushtoi shërbim në komunitet dhe gjobë.

Komisioni Sportiv në Nevada vendosi pezullimin për një afat të pacaktuar të Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për përleshjen që ndodhi pas ndeshjes së 6 tetorit në Las Vegas.

Madje kampioni i UFC-së, Khabib do të marrë vetëm një milion dollarë nga dy sa ishte parashikuar  të merrte për ndeshjen e zhvilluar me irlandezin.

Khabibi doli nga ringu për t’u përleshur me stafin e McGregorit pas ndeshjes, të cilin e fitoi me ndërprerje në raundin e katërt.

Komisioni i Nevadas ka votuar që t’i jepen Nurmagomedovit një milion dollarë, ndërsa një milion tjetër do t’i pezullohet deri në përfundim të dëgjimit të seancës disiplinore në dhjetor.

Si McGregor ashtu edhe Nurmagomedov kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën dëgjimore.

Top Channel