Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se kryeministri Edi Rama kërkon që të mbyllë lojërat e fatit për momentin, që pas 6 muajsh të hapë ato “online”.

“I konsideroj personalisht ves lojërat e fatit dhe jam për kufizimin sa më shumë që të jetë e mundur, por, nëse do të shikojmë përtej demagogjisë, ndeshesh me fakte që kemi të bëjmë me një lëvizje të llogaritur. Edhe më parë (Rama) tha se do t’i mbyllim dhe jo që nuk u mbyllën, por hoqi disa dhe ia kaloi aktivitetin disa të tjerëve. Ishin 700 njësi, sot kemi më shumë se 4000. Rama e zhvilloi këtë industri që godet direkt familjet. Rama ka thënë që lojërat elektronike do t’i shqyrtojë në fazë të dytë”, deklaroi Spaho.

Ai shtoi: “Tani do që t’i largojë njëherë, por pas 5-6 muajsh do të marrë vendim qeverie ku do të licencojë ose të hapë një garë formale për të zhvilluar bastet online”.

Top Channel