Iniciativa e Investimeve për të Ardhmen, konferencë e mbajtur në Arabinë Saudite, këtë viti u zbeh nga vdekja e gazetarit saudit, një kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili u zhduk pasi hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor.

Një numër i madh politikanësh perëndimorë dhe shefave të biznesit global refuzuan ftesën për të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të investimeve të Arabisë Saudite, pikërisht pasi doli në pah rasti Khashoggi.

Pasi e mohoi fillimisht çdo përfshirje në zhdukjen e gazetarit, Rijadi pranoi të shtunën se Khashoggi vdiq gjatë një përleshjeje në konsullatë, ndërsa më vonë një zyrtar saudit ia atribuonte vdekjen një keqkuptimi.

Të martën, kabineti i saudit, pas një takimi të kryesuar nga mbreti Salman, premtoi të nxirrte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për vdekjen e Khashoggit dhe ata që “dështuan në detyrat e tyre” në rastin që ka provokuar një furi ndërkombëtare dhe lidhje të tensionuara midis Riadit dhe perëndimit.

Princi Mohammed, i njohur si MbS, mbërriti në konferencë vonë, pasi mbajti një takim në të cilin mbreti pranoi anëtarët e familjes së Khashoggi, përfshirë edhe djalin e tij Salah.

Shumë njerëz në audiencën e mbi 2 mijë vetave duartrokitën kur princi, sunduesi de facto i mbretërisë dhe arkitekti i drejtimit të reformës hyri në sallën kryesore duke buzëqeshur, ndërsa u ul. Princi i kurorës, i cili vlerësoi konferencën në komentet e tij për mediat, do të marrë pjesë në një panel të mërkurën.

Konferenca po mbahet në Ritz-Carlton, ku shumë princa, biznesmenë dhe zyrtarë u arrestuan në një goditje kundër korrupsionit pak kohë pas përfundimit të konferencës së vitit të kaluar, që tërhoqi investitorë dhe ngriti shqetësimin për transparencën.

Miliarderi saudit Prince Alwaleed bin Talal, i cili ishte në mesin e atyre që u ndaluan, u shfaq në forum pranë MbS, i cili udhëhoqi luftën kundër korrupsionit.

Ministri i Energjisë Khalid al-Falih siguroi konferencën se eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar në botë po kalonte një krizë, por do të përparonte me reformat ekonomike.

Top Channel