Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton tha se ndërhyrja ruse në zgjedhjet e SHBA do të dëmtonte Moskën, duke i dhënë një sinjal Kremlinit, që të mos ngatërrohej me zgjedhjet amerikane.

Duke folur në një vizitë në Moskë, Bolton tha se nuk kishte dëshmi që ndërhyrja, të cilën Rusia e ka mohuar, ka ndikuar materialisht në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, por se ajo krijoi mosbesim ndaj Rusisë.

Bolton theksoi gjithashtu se Uashingtoni është shumë larg nga marrja e vendimeve për vendosjen e raketave në Evropë, si pasojë e tërheqjes së planifikuar nga traktati i Forcave të Armëve Bërthamore të Mesme (INF).

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë, pas një takimi në Kremlin me Presidentin rus Vladimir Putin, ai tha se bashkë me presidentin rus kishin diskutuar gjatë rreth traktatit dhe qëllimit të Uashingtonit për të lënë paktin.

Top Channel