Hamilton duke festuar titullin e 4-t, vjet në Meksikë

Në Botërorin e Formulës 1 duket se do të përsëritet historia: Lewis Hamilton mund të shpallet kampion bote, që në Çmimin e Madh të Meksikës.

Pasi humbi mundësinë e parë në Çmimin e Madh të Amerikës, në Austin të Teksasit, britaniku i Mercedesit ka mundësi të mëdha që të mbyllë të gjitha llogaritë e këtij sezoni në pistën meksikane.

Vitin e kaluar, gara u zhvillua më 29 tetor, ndërsa këtë vit ajo do të zhvillohet në datën 28.

Nuk janë të shumta kombinimet që e bëjnë Hamiltonin kampion bote, që do të thotë se titulli për të është thjesht një formalitet.

Pilotit britanik i mjafton vendi i 7 në garën e kësaj fundjave, e në këtë rast nuk ka rëndësi pozicioni që do të ketë Sebastian Vettel.

33-vjeçari mund të fitojë titullin e tij të 5-të në Formulën 1, edhe nëse renditet në vendin e 8 apo më poshtë, por në këtë rast do t’i duhet të shpresojë që Vettel të mos fitojë me Ferrarin e tij.

Top Channel