Vetëm pak minuta para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, mes Romës dhe CSKA-së së Moskës, prishja e një shkalle të lëvizshme, për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Gjithçka ndodhi në një stacion metroje, pranë sheshit Republika, të Romës, ku tifozët rusë po zbrisnin në një shkallë lëvizëse, por provokuan prishjen dhe rënien e saj.

Dhjetëra tifozë rusë kanë mbetur të dëmtuar, disa prej të cilëve janë shoqëruar për të marrë ndihmë në parë në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie.

Top Channel