Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste përfundoi me shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.

Elisa Spiropali doli përpara mediave pas mbledhjes, duke thënë se ka pasur shkarkime për shkak të “degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë”.

Spiropali tha se lista e të shkarkuarve do të bëhet publike për mediat më vonë.

Përsa i përket çështjes së drejtorëve, do të jenë drejtuesit politikë ata që do të jenë më prezentë në territor dhe do të bëjnë analizën e çdo drejtorie rajonale.

Top Channel