Fiks Fare do të denoncojë sot në mbrëmje veprimet e një prokurori dhe të disa policëve, të cilët përmenden në disa përgjime të kryera me vendim gjykate.

Në këto përgjime, një nga të implikuarit në vjedhjen e 100 milionë lekëve, thotë se do t’i jepte një ryshfet prej 500 mijë lekësh prokurorit, që të mos e hetonte si organizatoren e një grabitje.

Dhe, pas një vit hetimesh, organizatorja nuk është hetuar nga prokuroria, por vetëm nga oficeri i policisë gjyqësore.

Ky i fundit, me shkresa i kërkon herë pas here prokurorit që t’a marrë të pandehur personin e përgjuar, por kërkesat e tij nuk janë marrë parasysh nga prokuroria.

Ndërkohë, në dosjen hetimore, janë dhjetëra fashikuj me përgjime, ku janë të implikuar edhe oficerë dhe punonjës policie në afera seksuale.  

Top Channel