E vërteta e fondeve sekrete greke dhe “buja” e listës së publikuar me emrat e politikanëve dhe gazetarëve shqiptarë të financuar nga ky fond, do të jete kryefjala e diskutimit në TOP SHOW me Alban Dudushin.

Në Greqi ka nisur hetimi ndërsa në Shqipëri ka plasur debati. A ka financuar Greqia në mënyrë “sekrete” mediat shqiptare? Nëse po, cila është arsyeja? A përbën kjo “tradhti kombëtare”?

Dilemat për financimin grek të portaleve shqiptare, për debatin publik të hapur në lidhje me 12 miljet e bëra publike nga Kotzias në ikje, por dhe reagimet e Ankarasë zyrtare për këtë kërkesë të Athinës zyrtare, sonte në orën 22.00, ne Top Show.

Paneli i të ftuarve, do të trajtoje edhe arrestimet e fundjavës dhe premtimin për vijimin e kapjes se “të fortëve” nga policia e Shtetit. Kush e ka radhën? Të ftuar te panelit janë Mentor Nazarko, Artan Hoxha, Panajot Barka, Arian Curri, Alfred Lela, Enton Abilekaj dhe direkt nga Athina gazetari i departamentit të lajmeve në Top Channel Artur Bibe.

Top Channel