Khan në konferencën saudite të investimeve: Kemi nevojë dëshpëruese për investime

23/10/2018 04:31

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan u nis për në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një konferencë investimi, të bojkotuar nga shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë, të ndikuar nga vdekja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

Khan tha në një intervistë para se të nisej, se ai ishte i shqetësuar për vdekjen e Khashoggi, por nuk mund ta linte konferencën sepse “ne jemi të dëshpëruar” për huatë e mundshme saudite për të mbështetur ekonominë e Pakistanit.

Kjo është vizita e dytë e Khan në Arabinë Saudite, në pak më shumë se një muaj, por ai nuk ka arritur të sigurojë ndihmë të konsiderueshme financiare për të shmangur një krizë të bilancit të pagesave.

“Arsyeja për të cilën mendoj se duhet të përfitoj nga kjo mundësi është sepse në një vend prej 210 milionë banorësh, tani kemi krizën më të keqe të borxhit në historinë tonë”, citohej të thoshte ai.

“Nëse nuk marrim hua nga vendet mike apo FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), ne në të vërtetë nuk do të kemi në dy ose tre muajt e ardhshëm shkëmbime të huaja për të shërbyer borxhet tona ose për të paguar për importet tona. Pra, ne jemi të dëshpëruar për momentin”, deklaroi Khan.

Islamabadi i ka kërkuar tashmë FMN-së të hapë negociatat për shpëtimin e dytë potencial të vendit në pesë vjet. Khan, i cili mori detyrën në korrik, ende po kërkon alternativa ndaj kushteve të vështira që FMN ka të ngjarë të imponojë për kredi, duke kufizuar vizionin e tij për një shtet të mirëfilltë islamik.

Top Channel