Policia i serviri mediave disa pamje që, sipas saj, i përkasin operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, i nisur që në mes të muajit shtator.

Uniformat blu flasin për më shumë se 300 persona të ndaluar që ishin skeduar më parë si individë me problematika në fushën e rendit. Në një komunikim për mediat, kryepolici Ardi Veliu tha se operacioni do të vijojë duke paralajmëruar prezencë të shtuar të policisë në terren.

“Policia e Shtetit, duke përfituar nga rasti kërkon ndjesë nëse në ndonjë rast kontrollet e ushtruara në ambiente publike krijojnë shqetësim, por e konsiderojmë me shumë rëndësi vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit, nën petkun e të fortit”, deklaroi Veliu.

Si rrjedhojë e këtij operacioni, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit pralajmërojnë se do të prezantonte edhe një paketë masash të forta ligjore për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit në territor në funksion të rendit e sigurisë publike.

Top Channel