Një urë 20 miliardë dollarëshe që lidh Hong Kongun, Makaon dhe qytetin e Kinës kontinentale, Zhuhai, do të hapet përfundimisht këtë javë, duke u bërë ura më e gjatë në botë që lidh brigjet e detit.

Ura u ndërtua për nëntë vjet.

Ceremonia e inaugurimit do të bëhët të martën, ndërsa për publikun do të hapet një ditë më pas.

Ura është e gjatë 55 kilometra dhe duhej të ishte vënë në funksionim në 2016-ën, por pati vonesa.

Ky është një nga preojektet kryesore të strategjisë Zona e Madhe e Gjireve, që përfshin 56 mijë e 500 kilometra katrorë në Kinën jugore dhe që përfshin 11 qytete, mes të cilave Hong Kongu dhe Makao.

Autoritetet thonë se ura do të shkurtojnë kohën e udhëtimit mes qyteteve nga tre në 30 minuta dhe do tu ofrojë banorëve dhe turistëve, lëvizje më të shpejtë dhe të thjeshtë në këtë zonë.

Top Channel