Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, u shpreh në Facebook se “karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës”.

“60% e çmimit sot është taksa. Në 2014, qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon”, lexohet në postimin e Tabakut.

Deputetja shtoi: “Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike. Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit. Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm. Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë. Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e Qeverisë Rama”.

Top Channel