Nga studioja e “Open” në Top Channel deklaroi se dy nga kriminelët e arrestuar ditën e djeshme, e njohur si banda e “Avdylajve” në Durrës ka lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ai ka treguar edhe një foto të kryeministrit me një tjetër person për të cilin Berisha, tha se është “Peçe Avdyli”. Më tej Berisha tha se ata kanë ndikuar edhe në zgjedhjet lokale.

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara. Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin. Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës, inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrajt, Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa”, tha Berisha.

Top Channel