Vorë-Kthesa e Rinasit përfundon rehabilitimi, vijon puna deri në Fushë Krujë

21/10/2018 10:32

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se ndërhyrja e shtresave asfaltike në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit ka përfunduar. Segmenti në fjalë është hapur tanimë për kalimin e mjeteve, me sinjalistikë dhe vijëzim provizor.

Ndërkaq, kujtojmë median dhe opinionin publik se segmenti tjetër Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Banorët rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë-Krujë.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar më parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vorë- Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë-Krujës.

Top Channel