Urbani i linjës Kamëz-Tiranë ka pësuar dalë nga rruga mëngjesin e sotëm dhe ka marrë përpara dy persona, babë e bir, që ishin duke ecur në trotuar.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur djali, i cili është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e traumës, në kryeqytet, ndërsa nuk ka probleme për babanë e tij.

Paraprakisht besohet se ka qenë një defekt, që ka nxjerrë nga rruga autobusin, i cili më pas është ndalur në murin e një godine, në anë të rrugës.

Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, që po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Top Channel