Italiani Gianni Moscon ka fituar “Tour of Guangxi” këtë të diel në Kinë. 24-vjeçari u përjashtua në korrik nga “Tour de France” pas një grindje me garues tjetër.

Moscon përshkroi 169 km në kohën e 20 orë e 39 minuta e 56 sekonda, duke u shpallur kampioni botëror në turin e organizuar në Kinë.

Pas tij në klasifikim u renditën:
2. Felix Grossschartner, (austriak) 9 sekonda më vonë
3. Sergei Chernetski (rus) 14 sekonda më vonë
4. Remi Cavagna (francez) 17 sekonda më vonë
5. Carlos Verona (spanjoll) 21 sekonda më vonë

Top Channel