Skënderbeu ka marrë një fitore të pastër, 2-0, në shtëpi ndaj Laçit, të cilët humbën edhe një 11-metërsh në këtë ndeshje përveç rasteve të tjera për shënim.

Korçarët e nisën mjaft mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 12’, kur Vangjeli nisi me një top të gjatë sulmuesin Oto John dhe ky i fundit mposhti me lehtësi portierin e Kamzës.

Nga ana tjetër, skuadra e Klodian Duros reagoi menjëherë dhe vetëm pak minuta më vonë fitoi një 11-metërsh, të cilin Sebino Plaku e shpërdoroi, pasi dërgoi topin mbi kuadratin e portës së Teqjas.

Pjesa e dytë foli më shumë për miqtë, që iu afruan disa herë golit, por portieri i korçarëve, Teqja ishte në lartësinë e detyrës, duke i mohuar një gol thuajse të sigurt Plakut.

Në minutat shtesë, arbitri akordoi një goditje dënimi mbi vijën e zonës për Skënderbeun, të cilën e ekzekutoi mjeshtërisht Dejvi Bregu, dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Avdulit, duke vulosur rezultatin 2-0.

Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për korçarët, që përveçse ngjiten përkohësisht në krye të renditjes, shkojnë me moral të lartë edhe në transfertën e fundjavës në kryeqytet, ku do të përballen me Partizanin.

Nga ana tjetër, Kamza do të duhet të ngushëllohet edhe njëherë me lojën e mirë dhe rastet e humbura, ndërsa pankina e trajnerin Klodian Duro është lëkundur seriozisht tashmë.

Top Channel