Vëmendja e futbolldashësve mbrëmjen e sotme do të jetë në Milano, aty ku në orën 20:30 do të luhet një nga derbit më të bukur në botë, sfida mes Interit dhe Milanit.

Derbi i Madoninnës vjen pas një ndërprerjeje dy javore të kampionatit, ndërsa dy trajnerët kanë deklaruar se futbollistët respektivë janë gati për të dhuruar një sfidë spektakolare.

Interi vjen disi më i favorizuar në këtë sfidë, kjo për shkak edhe të një organike më të plotë, pro edhe të një forme mjaft të mirë që po kalon gjatë këtij muaji të fundit.

Nga ana tjetër, skuadra e Gattusos do të jetë mysafire në këtë derbi, por nuk e fsheh dëshirë për të surprizuar dhe për të prishur festën zikaltër në shkallët e stadiumit “San Siro”.

Ky i fundit do të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij, pasi janë shitur të 78 mijë biletat e vëna në dispozicion nga klubi zikaltër, ndaj atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Derbi i Milanos pritet të ndiqet në qindra vende të botës dhe nga rreth një miliard njerëz, pasi bëhet fjalë për përballjen mes dy skuadrave që kanë bërë histori në futboll.

Formacionet e mundshme:
Inter: Handanoviç, Skriniar, De Vrij, Asamoah, D’Ambrosio, Gagliardini, Brozoviç, Nainggolan, Politano, Perisiç, Icardi
Milan: Donnarumma: Zapata, Romagnoli, Calabria, Rodriguez, Kessie, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Suso, Higuain.

Top Channel