Vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën

Regjimet totalitare që u mbështetën në ideologji e luftuan për vdekje letërsinë dhe artin dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me lirinë. Por gjithsesi brenda saj, koha bëri ca përjashtime, të cilat hynë në historinë e kulturës sonë si kolona që e mbajtën gjallë kulturën europiane, në Shqipërinë e dekadave komuniste. Viti 1972, do të hyjë në historinë politike të Shqipërisë si një vit shprese por dhe si një vit zhgënjimi.

Kur Enver Hoxha bëri thirrjen që shkrimtarët dhe artistët, duhet të jenë ndihmës të Partisë, Kadare e kishte marrë tashmë vendimin. Poema “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, pavarësisht leximeve të çdo lloji, shqipton dështimin e sistemit dhe përgjakjen e diktaturave.

Po cilat ishin ato vargje që kishin trembur një grup të tërë korrigjuesish dhe kritikësh në redaksinë e gazetës ‘Drita’? Përse ajo u quajt ‘alarmante’ prej kritikëve të saj në letrat drejtuar anëtarëve të Komitetit Qendror asokohe?

Ndiqni sonte Exclusive/ ‘Demonët’ e kuq të Kadaresë – Vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën

Top Channel