Ish-drejtori i burgjeve, gjithashtu ish-deputet i PS, Arben Çuko u vu në pranga ditën e sotme pasi dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv.

Nuk ka vonuar dhe për arrestimin e ish-deputetit të PS, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në “Twitter”, shkruan: “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin”.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”, mbyllet postimi i Edi Ramës.

  Arrestohet ish-drejtori i burgjeve, Arben Çuko

Top Channel