“Stroke”, apo “aksident vaskular i trurit”, prek mbi 15 milionë persona çdo vit. Mesatarisht, rreth pesë milionë të mbijetuar nga goditja cerebrale janë lënë të luftojnë dhe jetojnë me aftësi të kufizuara shkatërruese.

Ekipi i Hipokratit ka ndjekur nga afër vlerësimin që kryhet dhe ekzaminimet për të vendosur diagnozën, si dhe për të përgatitur planin e trajtimit, me ekipin e ndërhyrjes kundër goditjes në tru, si dhe mënyrat më efikase të ndërhyrjes së goditjes në tru, e cila njihet si trombektomia dhe ndryshimin e kësaj të fundit nga tromboliza.

Në studio nën drejtimin e Oriela Kosho me të ftuarin e ditës marrim përgjigje edhe për disa nga pyetjet si: Përse e konsiderojmë “Goditjen e trurit ose Stroke” si një kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar?

Si është faza e heshtur e kësaj sëmundjeje? Cilët janë faktorët e rrezikut që ndikojnë “fshehurazi” dhe në vazhdimësi tek goditja në tru? Sa e rëndësishme është të jetojmë shëndetshëm apo të bëjmë aktivitet fizik? Si është situata ne Shqipëri? Sa raste kemi në vit?

“Hipokrati” ka asistuar në një rast konkret gjatë ndërhyrjes të një pacienti me suspekt insult cerebral si dhe kemi qendruar pranë familjarëve të pacientit gjatë pritjes ë së mbarimit të nderhyrjes. Për të mësuar ecurinë e operacionit, atë çka thonë mjekët por edhe të afërmit e pacientit, në Live Medicine.

Top Channel