Zona përreth lumit Gjanica në Fier i është nënshtruar projektit e rikualifikimit urban, që përfshin rehabilitimin e lumit, rindërtimin e urës ekzistuese dhe një tjetre të re dhe korsisë së biçikletave.

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet, ndërsa shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe drejtuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pjesë e të njëjtit projekt është edhe krijimi i një parkimi nëntokësor me kapacitet prej 100 vendesh, që pritet të eliminojë traditën e parkimit dysh të automjeteve.

Në këtë kantier po punohet me tre turne dhe pritet që brenda një viti, zona të jetë krejtësisht e rehabilituar.

Top Channel