Ermal Mamaqi kthehet në Top Channel për … “Shiko kush luan”

20/10/2018 20:48

Kthimi i Ermal Mamaqit në ekranin e Top Channel nuk mund të kalonte pa zhurmë, ngacmime, batuta e shumë deklarata, të cilat kanë shkaktuar humor dhe rrëmujë në studion e “Shiko kush luan”.

Mamaqi është “përplasur” me Fifin, ndërsa përgjigjet e autores dhe moderatores Luana Vjollca tregojnë se do kemi shumë për të kuptuar këtë të shtunë.

Të ftuar të tjerë në program janë dhe Zaimina Vasjari, Ronela Hajati, Robert Berisha dhe Genc Salihu.

Një ulërimë therëse e Ronelës, deklarata e Zaiminës për tradhëtinë apo fakti që Roberti pranon se Era Istrefi këndon më keq “live”, na bën të kuptojmë që kjo puntatë, garanton surpriza.

  Zaimina Vasjari në “Shiko kush Luan”: Do ta falja tradhtinë!

Top Channel