Foto ilustruese

“Forca e Ligjit” ka goditur sërish, këtë herë në Elbasan, ku në përfundim të operacionit të koduar “Mengël” është arrestuar në flagrancë poseduesi i 4 minave me telekomandë, që po tentonte t’i trafikonte.

Në pranga ka rënë Petraq Kote, 28 vjeç nga Tirana, pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet policore në ambientet e një lokali në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot Fushë.

Atij iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet.

ElbasanForca e Ligjit në territor godet në ElbasanFinalizohet operacioni policor i koduar “Mengel”Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 (kater) copë mina shpërthim në distancë.Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të mbështetur nga Sektori i Shërbimeve Policore të Specializuara pranë D.V.P Elbasan, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: – P. K, 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit P. K, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga neni 278/5 i

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, October 20, 2018

Ndërkohë që policia vijon operacionin për identifikimin e blerësve, materialet në ngarkim të shtetasit Kote i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel