Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje, në lagjen “Çole” të Vlorës.

Përdorimi i armës së zjarrit, tip pistoletë, ka ardhur pas një grindjeje banale në një nga lokalet e zonës.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur 26-vjeçari Aleksandër Vasili, i cili ka marrë një plumb në këmbën e majtë.

Ai është transportuar menjëherë për në spital, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar detaje nga rasti, si dhe është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel