Pas pushimeve të kampionatit nga ndeshjet e përfaqësueses, nga kjo fundjavë rikthehet Kategoria Superiore me javën e fundit të fazës së parë.

Kukësi do të udhëtojë drejt Fushë Krujës, ku do të përballet me skuadrën e vendit të fundit, Kastriotin. Verilindorët, të konsideruar si një ndër pretendentët e këtij viti për titullin, duket se nuk i kanë ndikuar aspak psikologjikisht humbjet me dy rivalët kryesorë në dy javët e fundit, Skënderbeu dhe Partizani.

Ndërkohë, sa i përket kundërshtarit të radhës, Kastriotit, i konsideruar dhe si skuadra më e dobët deri më tani nisur nga rezultatet dhe pozicioni në 8 javët e zhvilluara, Cungu ka një tjetër mendim.

Pas një muaji e gjysmë, skuadrës së Kukësit i rikthehet edhe mbrojtësi Simon Rumbullaku, i cili ka pasur një dëmtim të rëndë.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të jetë ajo mes Laçit dhe Teutës. Të dyja çiftet që ngrenë siparin e javës së 9 të Superiores do të luhen në orën 14:00.

Top Channel