Lionel Messi, Thierry Henry, Xavi dhe shumë emra të tjerë të njohur të sportit më popullor në planet, kanë dhënë arsyet e tyre përse besojnë se Barcelona është skuadra më e mirë e botës.

Në një dokumentar, ku fokusi kryesor ishte te trajneri Pep Guardiola, u analizua loja e formacionit “blaugrana” dhe stili i veçantë “tiki taka”.

“Merre topin, pasoje topin” është titulluar dokumentari i veçantë, që shpjegon edhe rrugëtimin e teknikut të njohur, që fitoi 14 trofe në vetëm 4 vite në stolin “blaugrana”, që prej 2008-s e deri në vitin 2012.

Me personazhe që do t’i kishte zili çdo regjisor filmi në “Hollywood” zbulohen tensionet dhe rivaliteti Mourinho-Guardiola, nën simbolikën e famshme të “El Clasico”-s.

Në imazhe dhe në intervista tregohet gjithashtu mbi rëndësinë e vizionit që diktoi holandezi Johan Cruyff dhe sesi Lionel Messi për pak sa nuk u refuzua nga Barcelona kur ishte në moshë të vogël.

Top Channel