Edhe pse ka ende kohë deri në hedhjen e shortit për Kampionatin Europian të Futbollit 2020, janë stiluar tashmë edhe ndeshjet me rrezik të lartë që duhet medoemos të evitohen.

UEFA bëri të ditur se cilat shtete nuk mund të jenë në të njëjtin grup eliminator për evenimentin kontinental, dhe Kosova është në të paktën dy kryqëzime të pamundura.

Qeveria e futbollit evropian ka vlerësuar se në një përballje mes përfaqësueses së trajnerit Shaland dhe Serbisë, mund të ketë probleme serioze që kalojnë kufijtë e sportit. Për këtë arsye, është shmangur një mundësi e tillë. Gjithashtu, Kosova nuk do të luajë as kundër Bosnje-Hercegovinës, në një skenar të ndikuar nga zhvillimet politike dhe incidentet që UEFA shpreson se në këtë mënyrë, do të evitohen.

Tre çifte të tjera që nuk do të mund t’i shohim në Euro 2020, Armeni-Azerbajxhan për shkak të konfliktit të hershëm për rajonin e Nagorno Karabakut, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.

Shorti për EURO 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa për herë të parë në historinë prej 6 dekadash të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete. Finalja e madhe e Evropianit do të luhet në stadiumin Uembli të Londrës.

Top Channel