Rregulli i Fair Play Financiar bën një tjetër viktimë në futboll dhe bëhet fjalë për Rubin Kazan. UEFA e ka përjashtuar klubin rus nga kompeticionet e saj për sezonin 2018/2019 ose për atë pasardhës nëse nuk do të kualifikohet.

Rubin Kazan ishte dënuar më parë me një gjobë prej 3 milionë Eurosh dhe tani do të jetë i detyruar të paguajë edhe 3 milionë Euro të tjerë pasi nuk ka respektuar akordet e firmosura në vitin 2014.

Skuadra e drejtuar nga Gurban Berdiyev aktualisht është në vendin e pestë në kampionatin rus që do të thotë se është në zonën e Europa League me vetëm 2 pikë më pak se vendi i dytë që garanton pjesëmarrjen në fazën e playoffit në Ligën e Kampioneve.

Herën e fundit që Rubin Kazan është parë në fushat e lojës në kompeticionet evropiane ka qenë në Europa league në sezonin 2015/2016 kur si për ironi u pranua të marrë pjesë në këtë eveniment pas skualifikimit të Dinamos së Moskës për shkak të mosrespektimit të rregullit të Fair Play Financiar.

Top Channel