Djali që la të dashurën VIP për një video-lojë, rrëfen arsyen e vërtetë

18/10/2018 18:16

Në fakt, problemet kishin nisur kur ajo kishte marrë vesh se sa para fitonte nga videot me video-lojëra në Youtube.

Douglas Martin u shfaq nëpër lajme para disa muajsh, dhe tha se ishte ndarë nga e dashura, Yanet Garcia, që njihet si një nga prezantueset e motit më seksi në botë, sepse pas pak javësh do të dilte versioni i ri i Call of Duty dhe ai donte të përqendrohej i gjithi te loja.

Por pasi e tallën shumë veta për vendimin e çuditshëm, ai vendosi të rrëfejë se pse është ndarë në të vërtetë. Sipas tij, ajo i kishte kërkuar një përqindje të fitimeve që merrte nga videot që hidhte në Youtube, pasi mendonte se ndjekësit i ishin shtuar vetëm prej asaj.

Kulmi, sipas Martin, kishte qenë kur ishte hedhur ideja që t’i blinte një makinë për dhuratë, me kushtin që të filmonin çastin e surprizës, për të marrë shumë klikime.

Pas këtij postimi, Yanet Garcia u përgjigj vetëm duke hedhur në Twitter dy foto të presidentit Obama e të gruas së tij, para se të bëhej president dhe pas. Te postimi shkruhej: “Besnikëria e gruas vërtetohet kur burri është i varfër. Besnikëria e burrit vërtetohet kur ai bëhet i pasur.”

FOTO GALERI
3/21

Top Channel