“Buxheti i vitit 2017 mundësoi arritjen e disa objektivave thelbësorë. Ky vit ishte i pari elektoral parlamentar që shënoi uljen e borxhit publik dhe deficitit”.

Kështu deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kuvend, ditën e enjte.

“Brenda buxhetit 2017 u mundësua një politikë fiskale optimale, me efekt rritjen e punësimit, mbështetjen buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues, u ul borxhi dhe mbi të gjitha, u prodhua suficit primar”, shpjegoi Ahmetaj.

“Në 4 vite të kësaj qeverie janë krijuar 35% e vendeve të punës të krijuara në 27 vite tranzicion”, shtoi ministri i Financave.

Top Channel