Një 25-vjeçar në qytetin e Pukës ka mbetur i aksidentuar në gjendje të rëndë për jetën pasi është rrëzuar me motor.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në vendin e quajtur “Ura e Karatit” tek kthesa e rezervuarit.

25-vjeçari i identifikuar si shtetasi Çlirim Bukuroshi, është dërguar me urgjencë në spitalin e Punës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe do të transportohet me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Top Channel