Një ish-punonjës i ujësjellësit të Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Ramis Lushakun, 53 vjeç, banues në Hamil, i cili ishte shpallur në kërkim.

Shtetasi Ramis Lushaku, duke qenë faturist te Ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar, por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.

Top Channel