Futbollistët e përfaqësueses franceze që në vitin 1998 fituan Kupën e Botës në futboll u kthyen të luajnë sërish. Në fakt kampionët e botës së 20 viteve më parë u përballën me skuadrën e Hendbollit që fitoi medaljen e artë në lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008. Skuadrat u sfiduan në 2 disiplinat e tyre sportive.

Përsa i përket përballjes në Hendboll, ishte pikërisht skuadra kampione olimpike e kësaj disipline që fitoi me rezultatin 18-13, por në ndeshjen e futbollit triumfuan pikërisht kampionët e botës së vitit 1998 me rezultatin 7-5.

“Skuadra e hendbollit u tregua e mirë, sepse unë mendoj se nuk do të kishim shënuar asnjë gol dhe do të kishim pësuar 20”.-tha ish-mbrojtësi i Francës, Frank Lebeuf- “ndërsa në futboll kjo skuadër ishte thuajse më mirë se ne. Në fakt lojtarët e saj janë bisha të vërteta”.

Ish-futbollistit francez iu kundërpërgjigj lojtari i hendbollit Bertrand Gilles që e ngacmoi disi atë.

“Vumë re se sa rritnit ritmin e lojës ne shkonim menjëherë pas topit”- tha Gilles- “kishim shumë dëshirë dhe për të qenë të sinqertë, mesatarisht, jemi 10 vjet më të rinj se ju’.

Në fund të dy sportistët rezultuan të ishin në një mendje, për të dy ata ishte kënaqësi e madhe që u përfshinë në një eveniment të tillë duke kërkuar që një ngjarje e tillë të ndodhë sërish.

Top Channel