Një anije peshkimi u fundos paraditen e sotme në basenin portual të Durrësit. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, pa mundur t’i japë kohë ekuipazhit të reagojë e shpëtojë mjetin lundrues nga mbytja.

Me të marrë njoftim mbi ngjarjen, autoritetet portuale urdhëruan marrjen e masave për të shmangur ndotjen e mjedisit ujor në port, përmes tërheqjes së vatrës së karburantit dhe dizinfektimit të hapësirës ujore ku u fundos anija e peshkimit me një gjatësi prej 20 metrash.

Polumbarët e portit u angazhuan për të konstatuar pozicionin e anijes “Klodi”, të fundosur në një thellësi prej 8-9 metrash, ndërkohë që operacioni i nxjerrjes do të kryhet nga biga “Adem Reka”.

Dy javë më parë, një tjetër anije e flotës së peshkimit të Durrësit u mbyt teksa po peshkonte në det të hapur, në afërsi të grykëderdhjes së Semanit.

Top Channel