Çështja “Babale” është kthyer në një top, të cilën mazhoranca e opozita e përdorin për të hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit, ku njëra palë akuzon për shpifje, e tjetra për kriminalizim të qeverisë.

Së fundmi, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka kallëzuar penalisht për shpifje kreun e opozitës, Lulzim Basha, deputetin Ervin Salianji, si edhe ish-kreun e policisë bashkiake Tiranë, Florenc Hoxha.

Në kallëzim Balla mohon të ketë vepruar në ndihmë të vëllait të ministrit rë Brendshëm, Agron Xhafaj.

“Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të ndihmuar shtetasin Agron Xhafaj. Nuk kam kryer asnje veprim apo mosveprim për të gjetur apo paguar persona të ndryshëm me qëllim krijimin e provave në favor të shtetasit Agron Xhafaj. Gjatë gjithe veprimtarisë dhe jetës sime nuk kam ndihmuar asnjë shtetas për t’i shpëtuar hetimit dhe ndjekjes penale. Deklarimi i të kallëzuarve prej meje Lulëzim Basha, Ervin Salianji dhe veprimet e Florenc Hoxhës në fabrikimin e provave sipas te cilave unë jam përfshirë në veprimtari kriminale, janë tërësisht të pavërteta dhe të rreme”, thuhet në kallëzimin e Ballës.

Top Channel