Burime nga Manchester United kanë thënë se klubi nuk është në shitje, pas lajmeve të publikuara së fundmi se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman është i interesuar për të blerë “Djajtë e Kuq”.

Aktualisht, United është në pronësi të familjes amerikane Glazer. Kjo familje e bleu klubin në vitin 2005 për 1 miliard euro dhe tani e vlerëson klubin rreth 3,5 miliardë euro.

Arabia Saudite është përfshirë shumë në sport vitet e fundit, me blerje në Formula 1 dhe WWE.

Top Channel