Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh në një deklaratë për shtyp se “Rama vazhdon me propagandën bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë”.

“Është vërtetë turp për Shqipërinë. Turp që Tahiri, Xhafa e së fundmi Balla diskutohen në kancelaritë e BE-së si shembuj të qartë se si qeverisja e Edi Ramës është vënë në shërbim të krimit dhe jo të interesave të shqiptarëve për të ecur përpara me reformat drejt Evropës. Turp që Rama nuk gjen dot një ministër Rendi të palidhur me krimin. Turp që nuk dëshiron të gjejë një deputet i cili nuk është shërbëtor i krimit, për të përfaqësuar PS-në në BE”, shprehet Paloka.

“Edvin Rama dhe qeverisja e tij janë faqja më e zezë e Shqipërisë postkomuniste dhe opozita ka detyrimin që t’i shpëtojë shqiptarët nga kjo e keqe”, shtoi Paloka.

Top Channel