Kryeministri italian njoftoi se kabineti i tij qeverisës ka miratuar tashmë buxhetin e vitit 2019 dhe se ka dërguar kornizat buxhetore për miratim në Komisionin Europian.

“Ne kemi miratuar buxhetin e vitit 2019 dhe e kemi dërguar për miratim në Komisionin Europian. Ky buxhet do të bëjë që të mbahen premtimet tona elektorale, por edhe të ruhen balancat e financave publike”, deklaroi Conte.

Buxheti i 2019-ës parashikon një deficit buxhetor prej 2.4 %, afërsisht sa tavani i BE-së prej 3 %, por shumë më i lartë sesa ishte dakordësuar nes Italisë dhe unionit.

Pikërisht për këtë arsye, kohët e fundit ka pasur polemika të shumta në distancë mes komisionerëve europianë dhe zyrtarëve të qeverisë italiane.

Top Channel